Peja ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 83:91 (28:11, 19:27, 16:17, 11:19, 9:17), në një ndeshje ku ishte duke pësuar me 17 pikë dallim.
Ndeshja u zhvillua në Therandë në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës. Te Ponte Prizreni më i miri ishte Wayne Arnold me 31 pikë, kurse te Peja u dalluan Jalen Tate me 17 pikë, Samir Zekiqi me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purvis me 20 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Prizrenasit kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje.


