Sporti

Peja triumfon ndaj Golden Eagle Yllit, siguron finalen

04/22/2023 22:51
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja e sotme e playoffit mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ndeshja e sotme i takoi Pejës skuadër e cila fitoi me rezultat 90-100 , shkruan GazetaBlic Sport.

Peja kishte avantazh të lartë pas pjesës së parë duke shkuar në pushim me rezultat 32-50.

Lojtari me më së shumti pikë ishte Arian Qallaku i cili realizoi 22 pikë në këtë takim.

Peja me këtë fitore arrin në finale ku do të pres fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Prishtinës dhe Trepçës.

/GazetaBlic Sport/