Sporti

Peja – Trepça, ky është bilanci i dy skuadrave në përballjet direkte gjatë këtij edicioni

05/07/2023 16:06
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje na pret sot në basketbollin kosovar.

Peja dhe Trepça do të duelojnë në ndeshjen e dytë finaliste, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë e fituan ‘Minatorët’ dhe tashmë kanë avantazhin, 1 me 0.

Analizuar ndeshjet e këtij edicioni, skuadra e Pejës ka bilanc pak më të mirë në përballjet direkte me Trepçën.

Nga 5 ndeshje sa janë zhvilluar mes tyre, Peja ka fituar tre prej tyre, kurse Trepça ka siguruar dy fitore.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot.

/GazetaBlic Sport/