Lajme

Peja – qyteti i radhës që viziton presidentja Osmani

06/01/2022 07:05
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani do të vizitojë sot Pejën.

Ajo do të takohet me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxheri në orën 10:30.

Më pas, Osmani do t’i bëjë vizitë ekspozitës së përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në sheshin e Pejës, në ora 12:50.

Poashtu, Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.