Nga 25 dhjetori, në komunën e Pejës është marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike, vendim ky që mbetet në fuqi deri më 3 janar të vitit 2026.
Megjithatë, qytetarëve u lejohet të festojnë me këto lloj mjeteve gjysmë orë para ndërrimit të motmoteve, dhe 30 minuta pas Vitit të Ri.
Por se a po zbatohet ky vendim, detaje dha gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci.
“Një gjë e tillë nuk po zbatohet pothuajse hiç, dhe qytetarët hiç më larg se mbrëmë ka pasur gjuajtje të fishekzjarrëve”, tha Daci.


