Sporti

Peja mposhtë Yllin në finalen e Ligës Unike

04/21/2022 22:43
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës Unike në basketboll mes Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës.

Finalja e madhe e Ligës Unike i takoi Pejës duke e mposhtur Yllin me rezultat 72-87.

Skuadra pejane ishte më e mirë në të gjithë takimin duke avancuar në të katër çerekët e takimit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 34-49, ndërsa pas çerekut të tretë rezultati ishte 53-69.

Lojtarët më të dalluar në takim ishin Dardan Berisha e Courtney Fells.

/GazetaBlic Sport/