Pjesa e dytë e lojës Peja – Proton Cable Prizreni, u zhvillua në një ritem tejet të shpejt.
Në çerekun e tretë, mysafirët u këndellën ku në fundin e saj arritën që ta barazojnë rezultatin në 66:66.
Por, vendasit sërish e përmbyllën me epërsi ndeshjen me rezultat 70:66.
Basketbollistët e ekipit pejan, shtypën “gazin” dhe vazhduan furishëm në çerekun e katërt.
Kishte momente kur epërsia në “Karagaç” për Pejën shkoj deri në 17 pikë.
E krejtësisht në fund Peja fitoi me 19 pikë në epërsi 96:77.