Skuadra e Pejës e ka siguruar dje me shumë lehtësi finalen e Ballkan League.
Pejanët triumfuan me rezultat 82 – 124 ndaj Beroe, rezultat ky që tregon gjithçka për këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një dominim absolut nga skuadra kosovare, duke e dëshmuar që e meriton finalen e madhe.
Në finale, Peja do të ketë punë me skuadrën e Hapoel Beer Sheva, finale kjo që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:30.
Të dy skuadrat janë të përgatitura për këtë takim, me ndeshjen që do të transmetohet në RTK.
/GazetaBlic Sport/


