Sporti

Peja dhe Trepça premtojnë sonte spektakël basketbollistik

01/13/2024 11:28
nga:Mergim Rreci

Fundjava pritet të sjellë ndeshje shumë interesante në Prince Caffe Superligë.

Java e 17-të do të dhurojë spektakël, pasi ndeshen vendi i tretë me katërtin dhe i dyti me të parin, apo kampioni me nënkampionin, transmeton GazetaBlic Sport.

Sonte me fillim nga ora 19:00, Peja dhe Trepça pritet të dhurojnë emocione të jashtëzakonshme në “Karagaçi”, kurse pak më herët, Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin.

Ja orari i plotë:

Prince Caffe Superliga-Java 17
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
19:00 Peja – Trepça
E diel
17:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni
19:00 Istogu – Bashkimi

/GazetaBlic Sport/