Sporti

Peja dhe Golden Eagle Ylli përballen sonte në “Karagaçi”, mund të mësohet finalisti i parë

04/19/2023 10:39
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës në basketboll është tashmë në fazën e saj të fundit për këtë edicion.

Momentalisht janë duke u zhvilluar gjysmëfinalet, atje ku sonte mund të mësohet finalisti i parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Peja dhe Golden Eagle do të përballen në palestrën “Karagaçi”, atje ku në rast se vendasit triumfojnë, do të sigurojnë ‘biletën’ për finalen e madhe.

Pejanët fituan dy ndeshjet e para, duke qenë më të mirë se kundërshtari nga Suhareka, me Golden Eagle Yllin që po vuan edhe mungesën e disa basketbollistëve.

Megjithatë, një fitore e mysafirëve do ta hapte përsëri garën, sepse pastaj ndeshja tjetër do të zhvillohej në palestrën “13 Qershori”.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:30.

/GazetaBlic Sport/