Sporti

Peja – Bashkimi, një super përballje vjen pas pak në Kupën e Kosovës

02/14/2024 16:21
nga:Mergim Rreci

Final-8 i Kupës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sot.

Dy takime do të zhvillohen ditën e sotme, Peja – Bashkimi dhe Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi mes Pejës dhe Bashkimit zhvillohet nga ora 17:00, kurse përballja tjetër fillon në ora 20:00.

Në duelet direkte mes tyre sivjet, dy fitore ka Peja e një tjetër Bashkimi dhe sot pritet të ketë një duel jashtëzakonisht interesant në parket.

/GazetaBlic Sport/