Sporti

Pedri: “Shpresoj që Messi të kthehet, më vjen keq për të nëse ka probleme”

03/27/2022 10:01
nga:L J

Pedri, ylli në rritje i futbollit spanjoll, ka dhënë një intervistë për Vanguardia, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Lionel Messin.

“Kam kaluar një kohë të mirë me Leon, brenda dhe jashtë fushës. Ai është një person i mrekullueshëm”, tha Pedri.

Më pas futbollisti i Barcelonës, Pedri ka theksuar se dëshiron që Messi të rikthehet në “Camp Nou” tek Barça.

“Kështu që shpresoj që të mundet të kthehet, më pëlqeu të luaja me të, ishte një kënaqesi ta kisha shok skuadre. Sa here që është e mundur i shikoj ndeshjet e tij, sepse mëson shumë duke parë lojtarin më të mirë në botë duke luajtur. E konsideroj shok dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë për të më dhemb pak”, përfundoi Pedri.

/GazetaBlic Sport