Sporti

Pedri pas humbjes: Rezultati nuk pasqyron nivelin e lojës, duhet të shënoja tek rastet që humba

09/13/2022 23:13
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e dytë në grupet e Champions League. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me dy fytyra.

Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Lewandowski e Raphinha, por nuk ia dolën dot. Polaku i vetëm me Neuer goditi mbi shtyllë, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e dytë e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lucas Hernandez. Më pas Sane shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë.

Pas ndeshjes u prononcua futbollisti i Barcelonës, Pedri, ku tha se rezultati i ndeshjes nuk pasyqron rrjedhën e saj.

“Rezultati nuk pasqyronte nivelin që paraqitëm, nuk shënova dy raste të lehta dhe duhej të shënoja një gol”, tha Pedri.

/GazetaBlic Sport/