Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka treguar se vendimi për t’iu bashkuar klubit katalunas ishte i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.
Ylli spanjoll zbuloi se në kohën kur po kërkohej nga disa skuadra evropiane, ai kishte vetëm një dëshirë, të vishte fanellën e Barcelonës.
“Agjenti im më tha se kishte disa klube të interesuara, por sapo përmendi një emër nuk e lashë të vazhdonte më. Barcelona ishte klubi i parë që përmendi, kështu që i thashë: ‘Mjafton kaq, dua të shkoj te Barça’”, deklaroi Pedri.
/GazetaBlic Sport/


