Sporti

Pedri nuk është rikuperuan ende, mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit

03/22/2023 16:20
nga:Lorik J

Lojtari i FC Barcelonës, i cili mungon tashmë prej një muaji për shkak të një dëmtimi në kofshë, ende nuk është rikuperuar dhe duhet të vazhdojë mungesën.

Sipas disa mediave katalanase, mungesa e mesfushorit të Barcelonës mund të zgjatet edhe për disa javë.

I mënjanuar që nga mesi i shkurtit nga një ndeshje kundër Manchester United, Pedri ende vuan nga një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës. Klubi nuk dëshiron të rrezikojë dhe ndoshta do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 5 prill në Camp Nou.

Rikthimi i tij shpresohet në ndeshejn ndaj Atletico Madridit më së voni më 23 prill.

/GazetaBlic Sport