Spanja dhe Italia do të përballen nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.
Pedri ka folur për media para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë se mesfusha e dy skuadrave është shumë cilësore dhe lufta e vërtetë do të zhvillohet aty.
“Të dy skuadrat kanë një mesfushë të mirë, me shumë cilësi dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e diskutueshme në atë aspekt. Ajo me më pak gabime do ta fitojë atë”, tha Pedri.
Ndeshja Spanjë – Itali do të zhvillohet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


