Sporti

Pedri: “Kemi qetësi në posedimin e topit, gjërat po shkojnë mirë”

02/27/2022 23:17
nga:E K

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Billbaos.

Blaugranët fituan në shtëpi me rezultat 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e golave në këtë takim ishin: Aubameyang, Dembele, Luuk de Jong dhe Depay.

Pas ndeshjes për media foli mesfushori i talentuar i Barcës, Pedri i cili tha se Barcelona ka fituar vetbesim.

“Tani kemi më shumë qetësi me topin., kemi më shumë ‘shpërthim’ dhe trajneri na shoqëron shumë. Po i shihni rezultatet, gjërat po shkojnë shumë më mirë“, tha Pedri.

/GazetaBlic Sport.