Spanja do të përballet me Gjermaninë nikoqire në çerekfinalen e Euro 2024 dhe nëse do të kalojë në gjysmëfinale, do të luajë me fituesin e Portugalisë – Francës në përpjekje për të arritur në finalen e turneut. E komplikuar, por jo e pamundur, sipas mesfushorit Pedri.
“Së pari, ta përfundoj këtë kampionat europian në mënyrën më të mirë të mundshme, shpresoj ta fitoj. Pas kësaj, mendoj se do të jetë një vit i mirë për Barcelonën. Ka një trajner të ri dhe skuadra do të dëshirojë të përcjellë gjithë besimin e tyre tek ai”, tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo.
21-vjeçari bëri një premtim, nëse do të arrijë në ndeshjen e fundit të kompeticionit, më 14 qershor, dhe përfundon duke ngritur trofeun: «Do të bëj mustaqe. Dhe, do të bëj një intervistë tjetër me Mundo Deportivo (qesh).»
/GazetaBlic Sport/