Sporti

Pedri i bën thirrje Barcelonës: Merrni Erling Haaland

01/03/2024 08:19
nga:Lorik J

Në një intervistë në “Twitch” në lidhje me merkaton, mesfushori spanjoll i Barcelonës, Pedri, ka dhënë mendimin e tij se cilin lojtar duhet të transferojë klubi i tij.

Nëse do të ishte ende 19 apo 20 vjeç, padyshim që do të thoja Messi. Por duke marrë parasysh kohën e sotme, forcën dhe qëndrimin, do të thoja Haaland.

Ai është një robot, një makineri golash.

Ne kemi Lewandwoski, por fatkeqësisht ai nuk mund të luajë deri në 60 vjeç”, është shprehur talenti i Barçës./abcnews