Pedri, një nga yjet e kombëtares spanjolle, ka zbuluar se dëshira e tij është të luajë në finalen e Botërorit kundër Argjentinës në Katar në mënyrë që të luajë kundër Leo Messit.
“Messi ishte lojtari më i mirë që kam parë dhe pasi luajta me të, mund të them vetëm se të qenit pranë tij ishte një privilegj. E falënderoj për mënyrën se si u soll me mua. Ai më trajtoi shumë mirë që në momentin e parë. Në fushë, ai të bën të lehtë për të luajtur”, tha fillimisht Pedri për ‘EFE’.
“Do të doja të luajë kundër Argjentinës në finale, pasi asnjëherë nuk kam luajtur kundër Messit më parë. Do të ishte një kujtim shumë i bukur.”
“Argjentina është një nga favoritët së bashku me Francën dhe Brazilin, skuadra që kanë shumë potencial. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse në një Botëror nuk dihet kurrë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport