Sporti

Pedri do të mungojë të paktën edhe një muaj

09/18/2023 20:14
nga:Lorik J

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, po rikuperohet sipas planit, por pritet të mungojë edhe për të paktën një muaj.

“Pedri po ndihet mirë, por ka ende kohë për t’u rikuperuar. Nuk mund të jap një datë të saktë sepse varet nga gjendja e tij fizike. Më e rëndësishmja është që ai po rikuperohet sipas planit dhe do të kthehet me ne së shpejti. Nuk do të rrezikojmë”, ka komentuar kryetrajneri i katalanasve, Xavi Hernandez.

Pedri pritet të mungojë në ndeshjet ndërkombëtare të Spanjës kundër Skocisë dhe Norvegjisë dhe të jetë në dispozicion të Xavit pas pushimit ndërkombëtar.

Mbrojtësi Ronald Araujo së shpejti do të jetë gati të rikthehet në fushë. Uruguaiani ka qenë jashtë fushës për muajin e kaluar pasi mori një dëmtim gjatë ndeshjes së raundit të dytë të La Ligës spanjolle me Cadiz, por rifilloi stërvitjen me shokët e tij sot. Megjithatë, ai nuk do të marrë pjesë në pritjen e nesërme ndaj Antwerp-it belg në Champions League.

/GazetaBlic Sport