Dani Carvajal pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë përballjes së Real Madrid me Villarreal të shtunën.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe klubi ka konfirmuar se ai ka një këputje të ligamentit dhe së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni.
Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ndau një mesazh mbështetjeje për Carvajal, i cili me gjasë do të humbasë pjesën tjetër të sezonit.
“Shumë mbështetje vëlla. Së shpejti do të qajmë sërish bashkë por nga gëzimi.”
Ferran Torres dërgoi gjithashtu një mesazh: “Paç fat Dani. Jemi me ty bishë.”
/GazetaBlic Sport