Pedri ka dëshmuar herë pas here këtë sezon se pse ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë.
Futbollisti spanjoll zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike në fillim të kësaj jave në Ligën e Kampionëve të UEFA-s kundër Brest-it, pasi Barça doli me një fitore të rehatshme.
Tani, Mundo Deportivo raporton se diskutimet e fundit me përfaqësuesin e Pedrit kanë gjeneruar optimizëm dhe Barcelona beson se është në rrugën e duhur për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale e Pedrit është deri në qershor 2026, që do të thotë se ai do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij në fund të sezonit. Dhe, plani i Barcelonës është të zgjasë marrëveshjen e saj me pesë vjet të tjera, duke e çuar atë deri në qershor 2030.
/GazetaBlic Sport