Lajme

“Pecit iu shtuan 10 mijë vota pas debatit me Matoshin në Politiko”

03/05/2025 22:25
nga:Genita C

Avokati, Taulant Hodaj ka komentuar listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Hodaj ka deklaruar se AAK ka dalë humbëse në këto zgjedhje, derisa ka theksuar se Lista Guxo ka dalë ndër fitueset më të mëdha në këto zgjedhje.

“Nëse AAK-ja ka dalë ndër humbëset më të mëdha në këto zgjedhje, Lista Guxo është ndër fitueset më të mëdha në këto zgjedhje”, ka thënë Hodaj.

Ai ka theksuar se ndër deputetët që ka marrë më së shumti vota në VV është edhe Faton Peci, të cilit sipas Hodajt, votat i janë shtuar edhe pas debatit në “Politiko” me Halil Matoshin.

“Faton Pecit ndoshta i ka ndihmu ndoshta edhe ballafaqimi me Matoshin në debatin e fundit. Politika e ka ndihmu sepse 10-20 mijë vota iu kanë shtu”, ka thënë ai.