Kandidati për deputet nga VV- Guxo, Faton Peci ka vizituar shkollën ku e kishte kryer gjimnazin.
“Dikur mes ëndrrës dhe shpresës, sot mes realitetit, drejtësisë dhe së vërtetës!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Si dikur në Gjimnazin “Frang Bardhi” sot në shkollën “Migjeni”, në po të njëjtën bankë, si në paralelen 4/4, të vitit 2001!
Dikur mes ëndrrës dhe shpresës, sot mes realitetit, drejtësisë dhe së vërtetës!
Një ndjenjë e veçantë dhe emocion i fortë të rikthehem në klasën ku u formësova, pavarësisht sfidave të kohës së luftës. Pikërisht nga kjo bankë nisi edhe rrugëtimi im politik.
Tavnik❤️ 1997 – 2001!