Në rajonin e Mitrovicës ka rënë sasia e ujit në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe sasia në lumin Lushta.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë pas mesnate, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Duke ndarë fotografi nga terreni, Peci u shpreh se i gjithë mekanizmi i shtabit emergjent do të jetë në dispozicion, 24 orë.
“Të dashur qytetarë
Në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie të dukshme, me tendencë të rënies edhe në lumin Lushta. I gjithë mekanizimi i Shtabit Emergjent do të jetë në dispozicion 24 orë.
Flini të qetë!” shkroi Peci.


