Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë dje se në prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të Pejës respektivisht në Stankaj janë ndërtuar 25 villa, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj ka reaguar analisti Gazmir Raci.
Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur se a ka dhënë leje për këto ndërtime Komuna e Pejës, e nëse po, kush duhet të jap llogari para ligjit.
Postimi i tij i plotë:
Ministri i Bujqesise Faton Peci tha dje se në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të Pejës respektivisht në Stankaj janë ndërtuar 25 villa.
A ka dhënë Komuna e Pejës leje për këto ndërtime e nëse po kush duhet të jap llogari para ligjit?


