Lajme

Peci tha se i ka kërkuar favore për punësime, Abazi mohon akuzat: Atë e ka kap sikleti!

11/25/2024 22:43
nga:G C

Deputeti i pavarur, Haki Abazi i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili në ‘Politiko’ ka thënë se ai i ka kërkuar vazhdimisht favore për punësime, duke e quajtur edhe ‘hipokrit të llojit të vetë’.

Abazi ka kërkuar nga moderatori Kushtrim Sadiku që të shikojë në telefonin e tij komunikimin me Pecin, ndërsa ka përmendur emra të përveçëm që ia ka referuar këtij të fundit, siç tha ai, me qëllim që të shtohet kapaciteti në Ministrinë e Bujqësisë.

“Këtu është pa komunikim fare, CV e Ariana Bunjakut, një eksperte e mjedisit dhe studimeve mjedisore nga Mitrovica. Me kërkesën e vetë Pecit më është kërku që të dërgohen CV të njerëzve që kanë mundësi me shtu kapacitet në Ministrinë e Bujqësisë”, ka sqaruar Abazi.

Abazi ka mohuar se ka kërkuar favore për punësime nga Abazi.

“Parimet, integriteti dhe principi im nuk më lejon që të hyj atje. Ai e ka kap sikleti, unë s’kam fol për Fatonin, kur tham hajna është shumës, po nëse e ka mizën nër kapuç s’kam ça me ba”, ka thënë Abazi.