Drejtori i Institutit KIPRED Lulzim Peci, ka thënë se Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja, dhe sipas tij këtu më nuk ka iluzione.
Sipas Pecit mandati i Emisarit special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka përfunduar, teksa shtoi se mosnjohja e integritetit territorial të Kosovës nënkupton që Serbia është tërhequr nga marrëveshja.
”Mandati i Lajçakut nuk ka përfunduar, ai duhet të bëjë projekte që ta kthej procesin në rrjedhat e tij, formalisht nënkupton që Serbia është tërhequr nga marrëveshja, këtu nuk ka iluzione”, tha Peci.
Ai ka thënë se Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja për formimin e Asociacionit.
”Vuçiqi nuk e don zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai e dëshiron ndarjen e Kosovës”, tha ndër tjera Peci. /RTV21



