Lajme

Peci: Procedohen 2 milionë euro për subvencione

07/11/2023 09:41
nga:Mergim Rreci

Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se ka filluar procesi i pagesave të subvencioneve, shuma e proceduar është 2 milionë euro, raporton GazetaBlic.

Po ashtu ministri njofton se kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%.

Njoftimi i plotë:
Mirëmengjesi,
Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve!
Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren.
Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.
Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%.