Lajme

Peci për deklaratën e Grenell: Konstatoi atë se çfarë ka ndodhur gjatë presidencës së Biden

01/24/2025 07:44
nga:Sh R

Ish diplomati Lulzim Peci komentoi deklaratën e Richard Grenell i cili kritikoi e kryeministrit aktual Albin Kurti.

Peci tha se Grenell e konstatoi atë se çfarë ka ndodhur gjatë presidencës së Biden.

“Unë mendoj se deklarimet tani të VV-së e posaqërisht çfarë tha Konjufca janë për keqardhje, pikë së pari se Vetëvendosja nuk mbet pa u anku për asnjë administratë amerikane, e pat akauzuar administratën e parë të zotit Trump që ka bërë grushtet në Kosovës e tash e kritikon administratën e Obamës, se bash lidhje nuk kanë se çfarë ka bërë kjo administratë sidomos kur zonja Clinton ka qenë sekretare e shtetit edhe pastaj qohen e kritkojnë administratën e Biden.”, tha Peci duke shtuar se qeveria aktuale e Kosovës ka përgjegjësi të madhe pasi që sipas tij i ka humbur katër vite të administratës Biden pa ecë përpara.

Ai tha se vetmja qeveri zyrtare që ka pasur kjo qeveri në Washington ishte në vitin 2021.”Kur bashkë me presidenten osmani shkuan ne Departamentin e Shtetit dhe diskutuan me Blinken”, tha Peci, duke shtuar se shefe e atij delegacioni ka qenë Osmani e jo Kurti.

Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell. /rtv21