Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar ashpër opozitën për sjelljen e saj në procesin e themelimit të institucioneve të reja, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, ai e ka quajtur opozitën “recidiviste në gabime”, duke theksuar se pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të Kuvendit, ajo ka braktisur edhe takimin konsultativ.
Sipas Pecit, opozita po thellohet në një spirale të bllokimit institucional dhe po e pamundëson ecjen përpara të procesit politik në vend.


