Lajme

Peci nervozohet dhe çohet në këmbë – Kështu nisi përplasja fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

05/06/2021 12:18
nga:Gazeta Blic

Gjatë seancës së Kuvendit, pati tentim të përleshjes fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike, shkruan Gazeta Blic.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, teksa dilte nga seanca, komunikoi me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili u ngrit në këmbë duke u afruar tek Krasniqi dhe deputetët tjerë të PDK-së.

Pastaj, shihet komunikimi verbal mes Krasniqit, Pecit dhe Gërvallës.

Aty u afruan edhe deputetët tjerë të dyja partive dhe ministra të qeverisë aktuale.

Për më shumë ndiqeni videon: