Lajme

Peci: Kosova siguroi bukën e motmotit, viti 2025 do të thyej rekordet në bujqësi

11/10/2024 22:21
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se këtë vit, vendi ka siguruar “bukën e motmotit” falë të dhënave pozitive nga terreni, raporton GazetaBlic.

Peci tha se prodhimi i grurit është në nivele të larta, duke siguruar që Kosova të ketë furnizim të mjaftueshëm me grurë për të përmbushur kërkesat e brendshme.

Viti 2025, sipas ministrit Peci, pritet të shënojë një rritje të madhe për bujqësinë kosovare, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.

Peci tha se për vitin 2025 janë të planifikuara investime të konsiderueshme për sektorin, me mbi 100 milionë euro në dispozicion për mbështetje të projekteve bujqësore, përfshirë edhe ato që kanë fituar mbështetje ndërkombëtare.

E plotë:

☀️Këtë vit, Kosova siguroi bukën e motmotit!
🌾Të dhënat nga tereni po flasin se viti 2025 do të thyej çdo rekord me tokë të punueshme me grurë!
💚Në vitin 2025 do jenë në dispozicion mbi 100 milionë euro për bujqësinë (duke përfshirë projektet e fituara ndërkombëtare)!