Lajme

Peci: Koalicioni me VV-në është kyç për LDK-në

01/13/2026 22:23
nga:G B

Analisti politik Lulzim Peci ka paralajmëruar në emisionin ”Click” të RTV21 se LDK-ja po përballet me rrezik serioz politik, duke theksuar se çelësi i zhvillimeve të ardhshme mbetet raporti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe vendimet që ajo do të marrë.

“Rreziku më i madh për LDK-në, në çdo rast, është humbja e edhe dy deputetëve. Pika kyçe për LDK-në mbetet koalicioni me VV-në, për të cilin Vetëvendosje nuk ka nevojë, ndërsa LDK-ja po. VV-së i nevojiten vetëm votat për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka varet nga VV-ja: nëse do të zgjidhet qeveria apo nëse do të vazhdohet edhe këtë vit si vit i kaluar.”, tha Peci.