Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave nga zyrtarë të Vetëvendosjes lidhur me qëndrimet amerikane për Asociacionin.
Peci ka shkruar në “Facebook” se përpjekja për ta paraqitur Amerikën si mike të Serbisë, është tendenca më e poshtër.
Sipas tij, kjo situatë është pika kritike e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi pa ndërhyrje:
Perpjekja per ta paraqitur SHBA-ne si mike te Serbise dhe armike te Kosoves eshte tendenca me e poshter qe e kemi pasur ndonjehere nga ata qe po perpjeken te krijojne nje opinion te tille publik.
Krejte kete pune kemi me e paguar me kamate. Demi qe eshte duke ju be marredhenieve me SHBA-te tani e ka arritur piken kritike, e cila veshtire qe do te rikuperohet ne nje te ardhme te afert, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjehere.


