Lajme

Peci: Kam pas pritshmëri se LDK dhe AAK sot do të reflektojnë – Donika është më LDK sesa këta që janë në LDK

08/20/2025 12:27
nga:G B

Deputeti i Guxo, Faton Peci, pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit, ka thënë se kanë pasur pritshmëri nga LDK e AAK, për ta votuar Donika Gërvallën, raporton Gazeta Blic.

Ai madje tha se Gërvalla është më LDK se vet ata që janë në LDK.

“Kam pas pritshmëri se LDK dhe AAK sot do të reflektojnë. Donika është më LDK sesa këta që janë në LDK”, tha ai.

Peci shtoi se Haradinaj mund të befasojë për të mirë, duke votuar pro.

“Është momentumi kur Haradinaj mund të befasojë një Kosovë të tërë por me na befasu edhe neve për të mirë”, deklaroi ai./Gazeta Blic/