Lajme

Peci ka një lutje për fermerët: Kujdes, djegëja e hamulloreve po rrezikon shëndetin e qytetarëve

08/01/2021 20:35
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përmes një statusi në rrjetetin sociale ‘Facebook’ ka bërë thirrje që fermerët të kenë kujdes gjatë kësaj kohe kur temperaturat janë shumë të larta.

Peci ceki djegëjen e hamulloreve që sipas tij kjo po shkakton ndotje të ambientit, dëme të tjera të shumëta dhe po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Gjithashtu ai u shpreh se do të shqiptohen masa ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit.

POSTIMI I PLOTË: 

Të nderuar qytetarë dhe ju fermerë,
Me shqetësim po i pranojme raportimet për djegjen e hamullarëve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. Ju bëjm apel edhe një herë te gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamullarëve.
Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaftë të larta, prandaj edhe djegëja e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve.
Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit.
Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelen e Juaj nga djegëja, ruani shëndetin dhe ambientin, si dhe pasurinë e Kosovës.

/GazetaBlic/