Lajme

Peci: Hapet aplikimi për Subvencione në Bujqësi 2024

03/13/2024 10:39
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është hapur zyrtarisht aplikimi për subvencione në bujqësi.

Peci ka thënë se nga subvencionet mund të përfitojnë qytetarët të interesuar për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore si për misër, elb, grurë, thekër e tërshërë.

“Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën. Përkrahje konkrete, transparente, kontrollë e meritokraci, ka shkruar Peci mes tjerash në Facebook.