Lajme

Peci garanton për cilësinë e grurit: Ka mundësi të mbulojmë 70% të nevojave me grurë

08/09/2023 11:38
nga:N M

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit

Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para, vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë.

Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Pothuajse se sezoni i korrjeve-shirjeve  ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Kosova këtë vit ka shënuar rekord në të mbjella e sidomos me grurë”.

“… Rendimente janë diku 4 tonë për hektarë.  Kemi 70% të mbulueshmërisë të tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Deliu-Kodra: Me bekimin e Radojçiqit, Qeveria “Zdravo” po emëron zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit