Lajme

Peci falënderon fermerët e Kosovës për mbështetje dhe angazhohet për reforma në bujqësi

01/21/2025 17:37
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, falënderoi fermerët e Kosovës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se takimet me ta janë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit bujqësor, raporton GazetaBlic.

Peci shprehu vlerësimin për punën e fermerëve dhe preku rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për implementimin e reformave dhe vendimeve që do të ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve për fermerët.

Ai bëri një përmbledhje të takimit të tij me fermerët në Klinë dhe theksoi angazhimin e Ministrisë për të vazhduar mbështetjen e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

E plotë:

Faleminderit fermerëve cep më cep Kosovës për mikpritjen, vlerësimin dhe mbështetjen e madhe.

Bashkë na presim edhe shumë reforma të tjera, vendime e mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e Kosovës.

Nga takimi me fermerë në Klinë.
#vvguxoalternativa ✅
#fatopeci9 ✅
#blerimgashani31