Lajme

Peci e quan politikë jo normale atë të Vetëvendosjes

01/22/2026 22:34
nga:Genita C

Analisti Lulzim Peci e vlerësoi si jo normale politikën e partisë së parë në vend, Vetëvendosje.

Ai përmendi rastin e humbjes së dialogut strategjik, duke thënë se një gjë e tillë u bë për interesat elektorale të Vetëvendosjes.

“E humbëm dialogun strategjik, kjo tregon që nuk jemi normal, që kemi politikë jo normale dhe atë e kemi me emër e mbiemër, është politika e Vetëvendosjes,” tha ai.

Në anën tjetër, ai e cilësoi si interesante ftesën e Kosovës në Bordin e Paqes, e Serbisë jo.

“Mendoj që është një e arritur e madhe për Kosovën, s’do të thotë që është një shuplakë e drejtpërdrejtë për Serbinë, se edhe vende tjera të rajonit nuk kanë marrë ftesë… Mirëpo, faktori shqiptar është këtu, mendoj që është një gjë shumë e rëndësishme, kjo tregon që administrata e Trump është duke i dhënë peshë faktorit shqiptar. Edhe nga ana tjetër, faktori shqiptar është më i sigurt në Ballkan për sa i përket influencës ruse dhe kineze, dhe mendoj që këtu qëndron esenca e kësaj pune,” tha Lulzim Peci./21Media