Lajme

Peci: Draft-statuti i Asociacionit nuk jep potencial që në të ardhmen të shndërrohet në Republikë Serbe

03/02/2024 13:50
nga:Mergim Rreci

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Peci foli edhe në lidhje me draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë,

Ai tha se ky draft nuk jep potencial që në të ardhmen të kemi një Republikë Serbe si në Bosnje.

Ky draft statut nuk jep potencial që në të ardhmen të shndërrohet në Republikë Serbe. Ka pasur alarme, por unë mendoj që ato janë të zmadhuara në krahasim me ato që realisht janë. Pikë së pari, Kuvendi i Asosciacionit dhe Asociacioni si i tillë, nuk ka kompetenca të nxjerrjeve të ligjeve dhe kjo nënkupton që nuk do të ketë elemente të sovranitetit. Kjo nuk paraqet shtet brenda shtetit. Unë nuk mendoj që kjo është federalizim i Kosovës. Asocacioni nuk ka territor të vetin praktikisht, por ka shërbime që do t’i ofrojë në një territor të caktuar. Nuk është kompakt, në Veri kemi një kompaktësi territoriale, por në pjesët e Kosovës janë komunat e tjera që gjenden të rrethuara me komunat që kanë shumicë shqiptare”, tha Peci raporton ‘Gazeta Blic’

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend