Lajme

Peci: Deshtëm apo nuk deshtëm, Kurti e ka pranuar vetëqeverisjen e komunitetit serb në Kosovë

02/03/2026 22:23
nga:Genita C

Ish-diplomati, Lulzim Peci tha se Kosova nuk ka partneritet tjetër përveç SHBA-ve dhe BE-së.

”Situata është e tillë, Kosova nuk ka mik tjetër nuk ka partnerë tjetër, i cili mund të ia siguroj mbijetesen përpos SHBA-së dhe BE-së, nuk kemi alternativë tjetër.

Ai tutje shtoi se ”Lista Serbe sot mundet me shku dhe vjen një parti tjetër që është e ngjashme me Listen Serbe”.

Ai tutje ka shtuar se me marrëveshjen në Bruksel është arritur dhe marrëveshja për vetëqeverisjen.

”Marrëveshja e Brukselit deshtëm apo nuk deshtem ne me pranu, atu është një pikë që kryeminsitri jonë e ka pranu, ajo është vetëqeverisja e komunitetit serb në Kosovë”, tha Peci në RTV21.