Lajme

Peci: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar, organet e rendit të zbardhin aktin kriminal!

09/17/2024 15:46
nga:Y I

Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri.

Kështu thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kryetari i Zveçanit.

“Kryetari i komunës së Zveçanit z. Ilir Peci, dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar. Sulmet e tilla, e cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe si te tilla jane te pa pranueshme. Ju bejme thirrje organeve te rendit dhe te drejtësisë qe këtë akt kriminal, ta zbardhin sa ma shpejt dhe njeherit kryesitë e kesaj vepre te dalin sa ma shpejt para drejtësisë” shkruan Peci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: