Zgjedhjet Lokale

Përparim Rama prezenton projektin e tij për rigjenerimin e “Soliterave” të Ulpianës (VIDEO)

10/05/2021 00:06
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, e ka prezentuar projektin e tij për rigjenerimin e “Soliterave” të lagjes Ulpiana përmes një partneriteti publiko-privat.

Ky projekt parasheh që, në pajtueshmëri me banorët, hapësirat ndërmjet soliterave të shndrrohen në zona komerciale, zyre, dyqane, çerdhe, kopshte mbi kulm, dhe hapësira për banorë.

Sipas kandidatit Rama, për realizimin e këtij projekti do të shpallet konkurs ndërkombëtar arkitektural brenda 9 muajve. Kostoja e zonave ndërlidhëse do të jetë 7 milionë euro, ndërsa investimet do të jenë me kontrata të partneritetit publiko-privat.

Gjatë ditëve të ardhshme, Përparim Rama do të prezentojë edhe disa projekte tjera për lagjet kryesore të Prishtinës.

VIDEO E PLOTË