Sporti

Dukagjini nuk dorëzohet, vetëm një ndeshje larg Superligës së Kosovës

05/22/2021 09:05
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dukagjinit ka triumfuar ndaj Flamurtarit në kuadër të barazhit të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra vendase shënoi gol në pjesën e parë të takimit në minutën e 23’të me anë të lojtarit, Fatlum Gashi, shkruan GazetaBlic Sport

Labinot Osmani shënoi në minutën e 71’të për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së Dukagjinit.

Bashkim Shala ngjalli shpresat për Flamurtarin kur shënoi në minutën e 82’të të takimit, megjithatë skuadra e tij nuk arriti të barazoi rezultatin.
Dukagjini do të luajë me skuadrën që do të përfundojë në vendin e 8’të në Superligën e Kosovës për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në elitën e futbollit të Kosovës

Skuadra e Armend Dallkut ka treguar potencial dhe angazhim brenda fushës duke mos u demotivuar nga mos arritja e objektivave. Fillimisht ata mbeten në pozitën e dytë në Ligën e Parë, më pas e humbën finalen e Kupës së Kosovës nga Llapi edhe pse zhvilluan një paraqitje fantastike.

Megjithatë, fitorja e djeshme ndaj Flamurtarit është një kthesë e madhe për këtë skuadër që tashmë është vetëm një ndeshje larg Superligës.

/GazetaBlic Sport/