“Llug” punët në degën e PDK-së në Drenas.
Kjo pasi, Partia Demokratike e Kosovës duket të jetë e vendosur që mos ta kandidojë Ramiz Lladrovcin për zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie, përcjell GazetaBlic.
Këtë e konfirmoi Driton Ajazi, që përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se ka marr bekimin e PDK-së për të kandiduar në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të Tetorit.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Të nderuar anëtarë, struktura dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokraktike të Kosovës në Drenas!
Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit!
Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!
E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!
Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit!
Na priftë e mbara së bashku!
Me nderime,
Driton Ajazi
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/