Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.
Përmes një komunikate për media, PDK-ja ka njoftuar se i pari i saj, Memli Krasniqi do të dalë para mediave, ku pritet të flasë për letrën e Abdixhikut, përcjell GazetaBlic.
Abdixhiku thirrje krerëve politikë të vendit: Të shkurtohet fushata zgjedhore në vetëm dhjetë ditë!
Ndërkaq, GazetaBlic, nga burime të sigurta brenda partisë mëson se PDK është pro kësaj iniciative të Lumir Abdixhikut, pra që fushata të shkurtohet nga tridhjetë ditë në dhjetë sosh.
Më poshtë edhe komunikata e paralajmëruar:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (E enjte), konferencë për media.
Vendi: Selia qendrore e PDK-së
Koha: 14:00
Jeni të mirëseardhur!
/GazetaBlic/