Lajme

PDK shprehë ngushllimet për çiftin që vdiqën sot në aksident, kërkon nga Qeveria disa masa

07/29/2022 14:18
nga:N M

Partia Demorkatike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e çiftit që vdiqën sot në një aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë, shkruna Gazeta Blic.

Ata, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrin disa masa e që lidhen kryesisht me komunikacionin.

Regimi i plotë:

Fatkeqësisht, sot humbëm një çift bashkëshortor nga mërgata, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Ngushëllimet më të thella familjes Sopa për këtë humbje të madhe dhe shërim të shpejtë për dy fëmijët e lënduar në këtë aksident.
Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të marrin masa në rritjen e sigurisë në rrugë. Fushatat sensibilizuese, vendosja e shenjave sinjalizuese gjithandej ku mungojnë dhe intervenimi nëpër rrugët me rrezikshmëri të lartë duhet të bëhen menjëherë!